Pakistan, arratiset nga burgu zëdhënësi i talebanëve Ehsanullah Ehsan

Zëdhënësi i lëvizjes talebane të Pakistanit Tehri-e-Taliban, Ehsanullah Ehsan është arratisur nga burgu në të cilin ndodhej në 3 vitet e fundit, konfirmoi ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ijaz Ahmed Shah,(AA).

Pasi dolën pohimet për arratisjen e Ehsan, ministri Shah në një deklaratë për media tha se informacioni është i saktë.

“Janë marrë një sërë masash që Ehsan sërish të kapet. Shpresojmë që së shpejti të marrim lajme të mira”, tha Shah.

Në rrjetet sociale u paraqit një audio-incizim në të cilin mund të dëgjohet zëri i një personi që për vete thotë se është Ehsan, dhe se më 11 janar është arratisur nga burgu në Pakistan.

Në audion e njëtë u shpalos pohimi se ai u dorëzua më 5 shkurt të vitit 2017, sipas një marrëveshjeje midis organizatës dhe forcave të sigurisë së Pakistanit, por që Islamabadi e shkeli atë marrëveshje dhe arrestoi edhe familjen e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi