BOTA

Pakistan, 38 peshkatarë të zhdukur në Detin Arabik

Spread the love

Ekipet e shpëtimit të Pakistanit të mbështetura nga helikopterët filluan operacion të ri në Detin Arabik për të zbuluar mbi 30 peshkatarët e zhdukur pas një stuhie të fuqishme që goditi qytetin port të Karaçit.

Marina e Pakistanit dhe Agjencia e Sigurisë Detare (PMSA) dhe anijet e mbështetura nga helikopterët u dërguan në një rreze prej 200-250 kilometrash në Detin Arabik, për të gjetur 38 peshkatarë dhe disa anije që mungojnë që nga e hëna.

Faisal Edhi, kreu i Fondacionit Edhi, një nga OJQ-të më të mëdha të ndihmës dhe shpëtimit, për AA tha se ekipet e shpëtimit nuk mundën të gjejnë ndonjë peshkatar apo varkë të zhdukur gjatë operacionit të sotëm.

Një helikopter i Fondacionit Edhi është duke marrë pjesë gjithashtu në operacionin e shpëtimit.

PMSA, nga ana e saj, në një deklaratë tha se operacioni i shpëtimit do të vazhdoj, pasi rreth 13 varka peshkimi janë fundosur për shkak të erërave të fuqishme në Detin Arab.

“Po bëhën të gjitha përpjekjet për të gjetur dhe shpëtuar peshkatarët e zhdukur”, thuhet në deklaratë.

Deri tani, shtoi ai, shpëtuesit kanë arritur të shpëtojnë rreth 250 peshkatarë dhe 8 anije që nga e hëna.

Related posts

Turqia rifillon procesin e reformave për anëtarësim në BE

dritatv

Çavusoglu: Sulmi ndaj Idlibit do të ishte katastrofë për Sirinë

dritatv

Sulmet islamofobike në Angli rriten 593 për qind

dritatv

Leave a Comment