“Pajtohen” Visar Ymeri dhe Albin Kurti! Visari e përqafon atë “live” në emission

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tashmë anëtari i “Grupit të Deputëve të Pavarur”, Visar Ymeri, ishte i ftuar në emisionin argëtues “Oxygen”.

Aty Visari shpalosi një pjesë tjetër të tij, përtej asaj të politikanit duke u treguar kështu mjaftë i relaksuar dhe kreativ në përgjigjet e tij.

Në emision pati pjesë të ndryshme ku ai foli për të kaluarën, familjen dhe gjendjen aktuale politike në Kosovë.

Kryetemë padyshim se ishte largimi i tij nga Vetëvendosja konkretisht ndarja me Albin Kurtin, temë kjo e diskutuar kryesisht në aspektin satirik.

Në fund fare, autori njëherit edhe moderatori i emisionit Besim Dina kërkon nga Visari që t’i dërgojë një puthje përmes kamerës, Albin Kurtit.

Pas një përpjekje të vogël për tu larguar nga situata, Besim Dina nuk u tërhoq në kërkesën e tij dhe Visari në fund pranoi duke i dërguar një puthje Albinit./Kosova Post/

Momentin mund ta shihni pasi emsioni të ketë kaluar 1:18 minuta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi