ZVICER

Paguan sigurimin e makinës dyfish më shtrenjtë vetëm se është shqiptar

Spread the love

“Dallimi sipas përkatësisë nacionale është ai që kontestohet më së shpeshti dhe që ngjallë debate. A është në rregull t’u dyfishohen në mënyrë gjenerale çmimet e premisë shqiptarëve?”, shkruan Hndelszeitung.

Fakti se  shqiptarët, për sigurimin e veturave të tyre paguajnë dukshëm më tepër se zviceranët, po edhe se komunitetet e tjera të huaja, në Zvicër, është tashmë prej kohësh i njohur.

Janë publikuar krahasime të panumërta që kanë provuar këtë pabarazi ndërsa gazeta e specializuar për ekonomi, Handelszeitung ka dalë sot me një analizë të thelluar, e cila, e dëshmon diskriminimin duke u mbështetur me fakte konkrete. Titulli i tekstit është “Diskriminimi korrekt te premitë”, ndërsa ilustrimi s`ka si të jetë më i qartë: dy makina të njëjta, por njëra me flamur zviceran e tjetra, me flamur shqiptar. Pos flamujve, makinat i dallojnë shifrat e shkruara mbi to. Te makina “zvicerane” kemi preminë vjetore të sigurimit 690 franga ndërsa te ajo “shqiptare”, plot 1363 franga!

Teksti në vijim (me shkurtime) i autorit zviceran, Michael Heim merret me këtë dukuri.

Felix Zürcher dëshiron ta sigurojë makinën e tij Skoda. Nga kompania Axa ai merr një ofertë me preminë vjetore prej 686.25 frangash. Edhe Xherdan Berisha ka një makinë Skoda. Por atij Axa në ofertën e saj i kërkon 1363 franbga ose 59% më shumë se “homologut” të tij zviceran. Bëhet fjalë për makinë të njëjtë, kanton të njëjtë, transmeton albinfo.ch. Emrat Felix dhe Xherdan janë fiktivë por dallimi në çmim është real, shkruan gazeta zvicerane.

Kjo mund të quhet diskriminim, diferencim në çmim ose thjesht premi sigurimi në përputhje me rrezikun. Por fakti është se sigurimet zvicerane bëjnë dallime të mëdha, të cilat varen, veç tjerash nga pasaporta, gjinia, vendbanimi ose nga mosha. Dhe, secili ofertues i bën llogaritë ndryshe sepse përllogaritja e premive është sekreti faktik afarist i sigurimeve.

“Handelszeitung” ka analizuar premitë e kompanive më të mëdha të sigurimit të pasurisë. Ka ballafquar shembujt dhe ka provuar të gjejë se si i bëjnë llogaritë kompanitë përkatëse. Me këtë rast ajo ka hasur në rezultate befasuese.

Dallimet në disa raste janë evidente dhe logjike: kush siguron një shtëpi të shtrenjtë paguan më shumë premi. Sigurimi kasko për një Jaguar është më i shtrenjtë se ai për një smart. Por përse një gjerman duhet të paguajë preminë për makinën e tij te siguruesi Axa, 3% më shumë se një zviceran ndërsa te kompania Baloise, njësoj dhe te ajo Allianz, 1% më pak? Është kështu për faktin se Allianz është sigurim gjerman?

Ndërkaq, dallimi sipas përkatësisë nacionale është ai që kontestohet më së shpeshti dhe që ngjall debate, përcjell albinfo.ch. A është në rregull t`u dyfishohen në mënyrë gjenerale çmimet e premisë shqiptarëve, siç tregon shembulli më lart? Përse dikush paraqet rrezik vetëm për shkak se ka pasaportë tjetër?, pyet Handelszeitung.

“Sigurimet janë gjithmonë një bashkësi solidare, por ka kufij edhe solidariteti. Për këtë arsye ne bëjmë grupime të klientëve”, thotë CEO i Helvetia-s, Philip Gmür.

Ndërsa statistikat, sipas shefit të siguruesit “Balois”, tregojnë se nacionalitete të caktuara kanë shkaktuar më shumë dëme se sa të tjerat. Ose të rinjtë më shumë se të vjetrit me përvojë. Dhe duke qenë se asnjë sigurim nuk dëshiron t`i marrë mbi vete dëmet që shkaktojnë shoferët e rinj, dallimet në çmime  të premive për ta janë të mëdha, transmeton albinfo.ch. Te Axa, një 20- vjeçar për preminë standarde të makinës paguan mbi trefishin që e paguan një 40- vjeçar. Te Zürich, dyfishin.

“Ai që për shkak të sjelljes së tij (ngarjes së makinës) paraqet rrezik (potencial) më të lartë për të shkaktuar dëme, duhet të paguajë për këtë. “Kjo është një formë korrekte e diskriminimit”, thotë Martin Elling, ekspert i sigurimeve në Universitetin e St. Gallenit.

Por ndryshe e sheh këtë kauzalitet Heinrich Schradin, ekspert i sigurimeve në Universitetin e Këlnit. “Pasaporta nuk është shkak që dikush të ngasë makinën më keq se tjetri. Sepse, po të ishte kështu, mjeshtëria e ngarjes e tij do të përmirësohej sapo ai ta marrë pasaportën zvicerane. Edhe zvicerani që udhëton me makinën e tij në Ballkan i nënshtrohet një rrezikshmërie më të lartë për të pësuar dëm në makinë, zhotë Schrädin.

Për këtë arsye, sipas tij një diskriminim i tillë është i papranueshëm, transmeton albinfo.ch. Në fakt, “shtesat për shqiptarët” në Gjermani ka kohë që janë hequr. Ato janë ndaluar duke u konsideruar si diskriminuese, dhe, nga viti 2012 kompanitë siguruese në BE nuk guxojnë të bëjnë dallime as sipas gjinisë, shkruanHandelszeitung.

Related posts

Anija zvicerane përplaset në shtyllë, 27 të lënduar

dritatv

Zvicra ka nevojë për më shumë ekspertë të IT

dritatv

Lind gjashtënjakë nëna kosovare në Zvicër, ja çfarë bën shteti për ta!

dritatv

Leave a Comment