LAJME

Pagesat e 13 detyrimeve tatimore që kryhen online, përmes portalit e-Albania

Spread the love

 

 

Tashmë, çdo sipërmarrës apo individ mund të realizojë online pagesat e 13 detyrimeve tatimore, përmes platformës e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi.  Pagesat mund të kryhen direkt nga vendi i punës, shtëpia apo edhe celulari, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Tatimpaguesit e realizojnë këtë duke u loguar në portalin e-Albania me kredencialet e tyre. Ata, mund të kryejnë pagesë të pjesëshme ose të plotë për këto taksa dhe tarifa:

Tatimi mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
Tatim i Lojërave të Fatit
Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
Tatim i Mbajtur në Burim
Tatim mbi Vlerën e Shtuar
Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
Tatim Fitimi
Tatim mbi të Ardhurat Personale
Taksat Kombëtare
Tarifat Kombëtare
Renta minerare
Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
Detyrime globale/Penalitetet

Related posts

Kroaci, futbollisti vdes në fushë

dritatv

Kishte 5 ditë që ishte larguar nga Shqipëria, 12-vjeçari ndërron jetë në SHBA

dritatv

Roth: BE nuk bën pazare me Shqipërinë e Maqedoninë

dritatv

Leave a Comment