Padia për shpifje, Haradinaj i ashpër me Ramën: Ka bërë një paturpësi, fanatik i ndarjes së Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot në lidhje me padinë për shpifje që i është bërë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. I ftuar sot në emisionin “Open”, Haradinaj u shpreh se, kjo që ka bërë Rama është një paturpësi.

“Kam marrë informacion nga mediat, por nuk kam marrë konfirmim nga gjykatat dhe nuk di se çfarë ka në padi. Unë u kërkoj falje qytetarëve për këtë debat, por kjo është një paturpësi e Ramës që ka bërë këtë padi. Pasi ai që duhet të bënte një padi kam qenë unë, pasi Rama ka qenë një fanatik i ndarjes së Kosovës. Kjo është skajshmëria e Kosovës, ai i ka bërë faje Kosovës dhe tërhiqet në këtë paturpësi të tijën. Rama po bën hajgare me këtë padi ndaj meje”, u shpreh Haradinaj.

Këto deklarata nga Haradinaj, bëhen pasi është paditur nga Kryeministri Edi Rama për shpifje, pikërisht për reagimet për ndarjen e Kosovës. Kryeministri Edi Rama ka depozituar një padi në Gjykatën e Prishtinës, për shpifje ndaj homologut Haradinaj. Në padinë prej 30 faqesh, kryeministri Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh. Menjëherë pas padisë erdhi edhe reagimi i Haradinajt, i cili u shpreh se do t’i përgjigjet Ramës sipas ligjit.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Ukrainë, zjarr në një hotel, 8 të vdekur

Si pasojë e një zjarri në një hotel në qytetin Odessa të Ukrainës kanë humbur jetën tetë persona. Shërbimi i Situatave Emgjente Shtetërore të Ukrainës...

PD: Lirohen protestuesit në Librazhd, arrestet hakmarrje e Ramës

Partia Demokratike njofton se gjykata ka liruar protestuesit e PD në Librazhd dhe përrenjas. Sipas PD, lirimi i protestuesve opozitarë tregon edhe njëherë se arrestimet...

Pse s’duhet të shtyni alarmin për disa minuta në mëngjes?

Shumica prej nesh nuk kanë shumë zgjedhje për kohën kur zgjohen në mëngjes – përndryshe, rreth 85% e njerëzve nuk do të kishin nevojë...

Së fundi

MSh pranon nga UNICEF-i 3.6 tonelata furnizime mbrojtëse për personelin shëndetësor

Një dërgesë me furnizime profesionale mbrojtëse dhe mjekësore të siguruara nga UNICEF-i arritën sot në Prishtinë, si pjesë e mbështetjes së UNICEF-it në Kosovë...

SHBA, 921 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19

Numri i viktamve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 6.058, pasi 921 persona kanë humbur jetën vetëm në...

Vdesin edhe dy persona nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Dy viktima të reja nga koronavirusi janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Viktimat janë dy burra, njëri i moshës 68 vjeç nga Tetova dhe tjetri...