Padia ndaj Taulant Ballës, GJKKO rrëzon pretendimet e Shkëlzen Berishës, nuk ka hetim

Gjykata e Posaçme ka shqyrtuar sot kallëzimin e djalit të ish-Kryministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, kundrejt numrit dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e Shkëlzen Berishës për hetim të Taulant Ballës për akuzën e “nxjerrjes së akteve sekrete” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Shkëlzen Berisha i kërkoi Gjykatës së Posaçme të prishte vendimin e ish-Prokurorisë për Krimet e Rënda për mosfillim procedimi penal ndaj Ballës.

Çështja u shqyrtua nga Gjykata e Posaçme për shkak të statusit si deputet që mban Taulant Balla.

Kallëzimi, fillimisht është bërë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kjo e fundit ka shpallur në atë kohë moskompetencë, duke e kaluar në dorë të Gjykatës Penale të Tiranës. Kjo e fundit, duke qenë e paqartë në lidhje me kompetencën ia ka kaluar Gjykatës së Lartë, e ka vendosur përfundimisht mbi kompetencën. Supremja ka vendosur që çështja të merret nën shqyrtim përfundimisht nga Gjykata e Posaçme. Balla ngriti akuzat lidhur me provat e publikuara për çështjen “CEZ” nga komisioni hetimor se Shkëlzen Berisha ka shmangur taksat dhe se pasurinë e ka vendosur si sekser. Këto deklarata të Ballës janë konsideruar shpifje nga ana e Shkëlzen Berishës.

Shkëlzen Berisha ka paraqitur ne Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, kallëzimin penal për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe  “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”,  parashikuar nga nenet 248 dhe 295/a  të K.Penal.

Nga përmbajtja e kallëzimit rezulton se, kallëzuesi pretendon se me vendimin e Kuvendit të Shqipërisë nr. 30/2016 është ngritur Komisioni hetimor me objekt “Për të hetuar dhe verifikuar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e interesit të Shtetit Shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe negocimi i marrëveshjes së shitjes së 76% të aksioneve, miratuar me ligjin nr. 10116, datë 23.04.2009…”, kryetar i të cilës është caktuar deputeti Taulant Balla.

Në mbledhjen e datës 15.02.2017, me cilësinë e drejtuesit të këtij komisioni, deputeti Taulant Balla me pretekstin e administrimit të dokumentacionit të nevojshëm për  realizimin e objektit të punës së komisionit hetimor që drejtonte, ka administruar në kundërshtim me ligjin edhe dokumentacionin sensitiv lidhur me transaksionet bankare të kallëzuesit, në lidhje me të ardhurat dhe shlyerjen e detyrimeve tatimore nga ana e kallëzuesit. Po ashtu në kundërshtim me ligjin ka keqpërdorur dokumentacionin e mësipërm duke e shpërndare publikisht në faqen e vet Facebook.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi