Padia e Ramës ndaj Haradinaj, reagon Basha: Perversitet i shëmtuar anti-kombëtar

“Perversitet i shëmtuar anti-kombëtar”, e quan kreu i demokrateve padinë që kryeministri Rama ka bërë ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me një reagim në Facebook, Basha shkruan se akti i bërë nga Rama është një turp i pakapërdishëm, që na turpëron të gjithëve.

“Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar”, shkruan Basha.

Postimi i Bashës‪:

Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit te Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar.

Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, përballet edhe me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës.

Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar.‬

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Mblidhte fonde nen emrin e “Rilindjes”, gjykata lë në burg 30-vjeçarin

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për 30-vjeçarin Arian Meli....

Vrasja e dy vëllezërve Haxhia në Durrës, Gjykata e Posaçme bën rivlerësim mase për autorët e dyshuar, lihen në burg të arrestuarit

Gjykata e Posaçme bën rivlerësimin e masës së sigurisë për autorët e dyshuar si vrasësit e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Gjykata ka lënë në...

Një gol kalçetoje i bërë hit në rrjete

Njihet spektakli që ofrohet në futbollin e fushave të voglave, apo ndryshe kalçetove, ku për shkak të hapësirës së kufizuar, lojtarët imponohen  me një...

Së fundi

Lajmet dt: 05 / 08 / 2020

https://youtu.be/3HFTOVxGm-A 181 infeksione të reja me koronavirus jane shenuar gjate 24 oreve te fundit ne zvicer. Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar se numri...

Zemaj i bie pishman, e anulon vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot është takuar me përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së...

MSh: Humbin jetën 6 pacientë, 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë 139 raste të reja të prekura nga Covid 19, ndërkohë që kanë humbur jetën 6 pacientë, duke...