Padia e Metës ndaj Dvoranit, merret në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, Vitore Tusha

Vitore Tusha kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, ka dëshmuar sot në Prokurori lidhur me kallëzimin penal që Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ngritur ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Tusha ka dhënë shpjegimet e saj mbi mbledhjet e KED, për të cilat kreu i shtetit ka ngritur akuzë ndaj Dvoranit. Sakaq mësohet se Prokuroria pritet të sekuestrojë edhe procesverbalet e mbledhjeve të KED dhe regjistrimet audio të mbledhjeve të këtij institucioni kyç të sistemit të drejtësisë.

Presidenca akuzon Dvoranin për mungesë transparence, qëllimi i së cilës ishte manipulimit të procesit në zgjedhjen e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese.

Pas dëshmisë së znj. Tusha në prokuroria do të thirren për të dhënë dëshminë e tyre edhe anëtarët e KED.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka paditur kreun e KED-së Ardian Dvorani për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësim të kompetencave’ në rastin e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi