Ministri i Punëve të Jashtme dhe njëherish zëvendës kryeministër, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj arrestimeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe.
Sipas Pacollit, Mogherini është njoftuar nga vetë ai për këtë gjendje e cila ka filluar të jetë shqetësuese për qytetarët e Kosovës.
“Unë i kam shkruar sot, për të disatën herë, Federica Mogherinit Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme për të shprehur shqetësimin e thellë të Republikës së Kosovës për arrestimin dhe kërcënimin e vazhdueshëm të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në kundërshtim me marrëveshjen e lëvizjes së lirë dhe të drejtat e tyre themelore”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli.
Ky është postimi i plotë:
Unë i kam shkruar sot, për të disatën herë, Federica Mogherinit Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme për të shprehur shqetësimin e thellë të Republikës së Kosovës për arrestimin dhe kërcënimin e vazhdueshëm të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në kundërshtim me marrëveshjen e lëvizjes së lirë dhe të drejtat e tyre themelore . Unë i bëj thirrje BE-së që të ndërhyjë dhe të ndalojë këto veprime nga Beogradi. Kosova është e gatshme të marrë masa për të reaguar dhe për të mbrojtur qytetarët e saj të të gjitha përkatësive etnike dhe fetare.