KOSOVA

Pacolli: Serbia kurrë nuk do të kthehet në pykë mes Kosovës dhe SHBA-së

Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova ka marrëdhënie të përhershme dhe të natyrshme me SHBA-të dhe perëndimin.

Sipas tij Serbia kurrë nuk do të kthehet në pykë mes lidhjes të pashkëputshme të Kosovës me SHBA-në dhe perëndimin.

“Serbisë i themi, para dhe pas pavarësisë, para dhe pas ushtrisë, para dhe pas taksës, me apo pa Marrëveshje gjithëpërfshirës se, ne kurrë nuk do ta bëhemi shkaktar i zhgënjimit të SHBA-ve”, ka shkruar Pacolli në Facebook, përcjell lajmi.net.

Ky është postimi i plotë:

Ngutia dhe turri i përfaqësuesve të Serbisë, që deklarohen e ri-deklarohen për taksen edhe sot, ka si cak marrëdhëniet tona me SHBA-të. Kosova ka mardhenie të përhershëme dhe të natyrshme me SHBA-të dhe perendimin.

Mardhëniet e Kosovës me SHBA dhe perendimin përcaktojnë, natyrën e karakterit të identitetit tonë shtetëror. Serbisë i themi, para dhe pas pavarësisë, para dhe pas ushtrisë, para dhe pas taksës, me apo pa Marrëveshje gjithëpërfshirës se, ne kurrë nuk do ta bëhemi shkaktar i zhgënjimit të SHBA-ve, e perendimit dhe shkaktar të gëzimit tuaj eventual mbi diçka të tillë. Serbia kurt nuk do të kthehet në pykë mes lidhjes sonë të pashkëputshme me SHBA-të dhe perendimin.

Ne kemi partner të përhershem, të qendrueshëm e të natyrshëm dhe pa interesa egoiste!

Related posts

“Më e vështirë sesa situata ku të dy palët e kanë gabim, është ajo ku të dy palët kanë të drejtë”

dritatv

Thaçi i fton të gjithë, por dialogun zotohet se do ta udhëheqë vet

dritatv

PE voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

dritatv

Leave a Comment