Pacolli optimist për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Ministri i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se është konfirmuar agjenda e samitit të INTERPOL-it, dhe pika ku Kosova aplikon për të qenë anëtarë.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli është shprehur se lufta kundër krimit të organizyuar dhe terrorizmit është synimi i Kosovës.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se votimi për anëtarësimin e Kosovës do të bëhet të martën.

Ky është postimi i Pacollit në Facebook:

Fillim i mbarë. U konfirmua agjenda e samitit të Interpolit dhe pika ku Kosova aplikon për të qenë anëtar.
Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synimi ynë.
Votimi do të ndodhë të martën./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi