Pacolli: Nuk do të ketë liberalizim të vizave as këtë vit

Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është kushti i vetëm nga Bashkimi Europian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa Kosova nuk ka bërë asnjë hapë konkret në luftimin e korrupsionit.

Kështu është shprehur deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli në një konferencë për media.

Pacolli shprehet e bindur se Kosova nuk do të ketë liberalizim as këtë vit për faktin siç tha ajo kjo është thënë sot në komisionin për Integrime Europiane ku mori pjesë edhe ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha.

Sipas deputetës Pacolli qeveritarët tanë po iu hedhin hi syve të qytetarëve sepse, në këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit në vend.

“Nga mbledhja e sotme që mora pjesë, nga deklaratat e tyre tani jam e sigurt që nuk do të ketë liberalizim të vizave këtë vit. Kosova nuk ka bërë asnjë hap konkret për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Pacolli.

Në mbledhjen me ministren e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, Pacolli tha se ishin të bindur që nuk do të merrnin përgjigje pozitive, por vetëm shpresonin.

“Kemi pasur presione që të kalojë demarkacioni për liberalizimin e vizave, por korrupsioni po del që është proces i rëndë për këtë qeveri po ashtu i paarritshëm”, ka thënë Pacolli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi