Pacolli: Nëse Serbia e ka shef të dialogut presidentin, atëherë do ta kemi edhe ne

Zv/kryeministri i parë, njëkohësisht ministër i Punëve të jashtëme të Kosovës, Behgjet Pacolli, tha sot se nëse Serbia do të ketë shef të dialogut presidentin e saj atëherë edhe Kosova do të ketë shef të dialogut presidentin, Hashim Thaçi.

Ai po ashtu tha se kësaj radhe në dialog do të merr pjesë edhe delegacioni i Qeverisë.

“Besoj se dialogu me intensitetin e plotë fillon tani  më 7 shtator dhe aty do të jenë edhe përfaqësuesit e Qeverisë, ky grup për çka po bisedohet dhe do të jetë më qartë…Unë jam ministër i punëve të jashtme dhe unë do të kryejë detyrimet dhe obligimet e veta që dalin nga …Unë kam qenë dy herë deri tani dhe kam qenë brenda nuk kam nejt jashtë…Unë besoj që Fatmir Limaj është ai që e udhëheq grupin qeveritar për dialog…Varet si do të veprojë pala serbe, nëse pala serbe do të ketë shef dialogues presidentin e tyre atëherë sigurish se ne do ta vejmë presidentin tonë”, ka thënë ai shkurt para mediave./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi