Pacienti i parë me koronavirus në Kosovë drejt shërimit

Në Kosovë deri më tani janë shënuar 71 raste me koronavirus, njëri nga ta ka vdekur.

Por ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se njeri nga pacientët është drejt shërimit dhe tashmë njëri test ka rezultuar negativ dhe se janë në pritje të rezultatit përfundimtar.

Megjithatë, ai ka bërë apel për kujdes të shtuar.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë

Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve nga terreni dhe në Klinikën Infektive. Po vazhdon testimi i të gjithë kontakteve të identifikuara, të personave me COVID 19. Sot nga këto mostra tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pcientët me CODID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë.

Vazhdon puna përgjatë 24 orëve në MSH, IKSHP dhe Klinikën Infektive.

T’i ndihmojmë personelit shëndetësor🙏 QËNDRONI NË SHTËPI!

MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Përplasje me armë në Tiranë, të paktën dy të plagosur

Një konflikt i armatosur është regjistruar këtë mesnatë në zonën e Kinostudios, në Tiranë. Përplasja dyshohet se ka nisur në një pikë bastesh dhe ka...

Konfirmohen 4 raste të reja të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut janë konfiruar 4 raste të reja të koronavirusit, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, i cili tha se qeveria ka...

Koncesionet e pakërkuara, debate pro dhe kundër ligjit ndalues

Nisma e qeverisë, për ndalimin e koncesioneve të pakërkuara në infrastrukturë duke filluar që nga 1 korriku i këtij viti, shihet si pozitive nga...

Së fundi

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon. Kosova deri më tani ka të...