OSHEE ndalon importet/ KESh anullon tenderat për shitjen e energjisë, jashtë

OSHEE ka ndërprerë përkohësisht importet energjisë nga 10 maji, dhe të paktën për 7 ditët në vazhdim për shkak të përmirësimit të situatës hidrike në kaskadën e Drinit.
Edhe pse kishte kontraktuar energji nga importi për të gjithë muajin, Operatori i Shpërndarjes anuloi kontratat për periudhën 10 deri në 17 maj.

Ditët e fundit sektori energjetik kishte hyrë sërish në një situatë paradoksi, ku nga njëra anë OSHEE shpenzonte shifra marramendëse për të blerë energji nga jashtë me çmim të lartë, ndërsa nga ana tjetër KESH shiste energji tek tregtarët privatë me çmim më të ulët. Diferenca është 20 euro për megawat, por nëse kjo energji kalon te OSHEE çmimi është edhe më i ulët.

Madje, tre ditë më parë, Kesh njoftoi një tjetër ankand më të madh për të shitur rreth 39 mijë megavat orëve energji, pasi OSHEE kishte detyrim për të blerë energjinë e importit të kontraktuar në fillim të muajit. Por situata absurde që mund t’i kushtonte qytetarëve gati 1 milionë euro humbje, është shmangur në minutat e fundit.

Pas anulimit të kontratave të importit nga Operatori i shpërndarjes, edhe KESH e ka anuluar ankandin e shitjes së energjisë tek privatët. Me këtë sasi energjie tani do të furnizohet OSHEE.

Kjo është një frymëmarrje për financat e operatorit të shpërndarjes i cili ka qenë i detyruar të shpenzojë mbi 115 milion euro për të blerë energji nga jashtë në 4 muajt e parë të vitit, duke tejkaluar buxhetin e planifikuar.

Megjithë rritjen e prurjeve ditët e fundit, situata hidrike në vend mbetet problematike. Aktualisht niveli i liqenit të Fierzës i ka kaluar 282,74 metra, rritja ditore është 30 centimetra dhe shpresat janë që deri në qershor prurjet të shtohen.

Gjithsesi OSHEE është përgatitur edhe për një skenar pesimit, i cili do të kërkonte më shumë se 200 milion euro për të garantuar furnizimin e konsumatorëve.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Mogherini: BE përpjekje për zgjidhjen e çështjes Izrael-Palestinë

Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë së Bashkimit Europian (BE), Federica Mogherini, tha se BE do të japë përpjekje...

Vritet një 45-vjeçar në Durrës, pamjet e para nga vendngjarja

Një person është gjetur i pajetë në një automjet tip “Benz” në zonën e ish Kënetës. Vrasja ka ndodhur rreth orës 01:10 pas mesnate,...

Këshilla për gjumë të mirë!

Para se të shkojmë për të fjetur, mund të jetë më mirë të lexojmë diçka çlodhëse, të dëgjojmë muzikë të qetë ose të bëjmë...

Së fundi

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz janë ekzaminuar...

Si të Përgatisni Reçelin e Kumbullave në Dy Mënyra

Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me kumbulla. Të freskëta...

Basha : Po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar. Gjaku dhe sakrifica sublime e tyre nuk do të shkojë dëm!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton 4 efektivët e Policisë të vrarë në krye të detyrës Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe...