Orteku merr me vete 6 persona, për 4 prej tyre ende nuk dihet asgjë

 

 

Në pasditen e të premtes në Vallon d` Arbi pranë Riddes të Kantonit Vaud, orteku i borës ka marrë me vete gjashtë persona. Dy prej tyre kanë arritur të shpëtojnë veten ndërsa mbi fatin e katër të tjerëve nuk ka ende informacione, njofton Agjencia Zvicerane e Lajmeve SDA.

Më tutje bëhet e ditur se forcat e shpëtimit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për gjetjen e atyre që kanë pësuar.

Sipas një zëdhënësi të Policisë Kantonale të Valisit, një person i shtatë ia ka dalë që të ikë në momentin e fundit nga orteku, transmeton albinfo.ch. Policia do të njoftojë publikun posa të ketë më shumë informacione lidhur me fatkeqësinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi