Orteku godet vendpushimin në Zvicër, ekipet e shpëtimit në kërkim të skiatorëve

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë një numër njerëzish që dyshohet të jenë zënë nga një ortek në një vendpushim të skive në alpet zvicerane, tha policia.

Zyrtarët kanë konfirmuar se orteku është raportuar në Crans-Montana rreth orës 14:15 me orën lokale.

Imazhet në mediat sociale sugjerojnë se një zonë e pjerrët është prekur, por policia ende nuk  ka konfirmuar vendndodhjen e saktë të operacioneve të shpëtimit.

Raportet në mediat lokale tregojnë se deri në 12 njerëz mund të jenë zënë poshtë nga orteku.

Një gazetar lokal në vendngjarje ndau një fotografi në Tëitter që duket se tregon ortek.

Qentë nuhatës dhe të paktën dy helikopterë shpëtimi thuhet se janë në vendngjarje.

Moti në këtë zonë është ngrohur ditët e fundit dhe ka bërë që dëbora të shkrihet

Megjithatë, rreziku i ortekëve në rajon ishte caktuar vetëm në dy nga pesë të martën.

Vendpushimet e skijimit në Zvicër pritet të jenë më të frekuentuara se zakonisht këtë javë për shkak të pushimeve gjysmëvjetore të shkollës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi