Orjola Pampuri viziton stendën e Kavajës në panairin Mesdhetar të Turizmit

Deputjetja e Partisë Demokratike për Kavajën znj. Orjola Pampuri ka vizituar sot stendën që përfaqëson Kavajën në Panairin Mesdhetar të Turizmit.

Vizita e znj. Pampuri në këtë aktivitet të rëndësishëm promovues të vlerave të qytetit synon përkrahjen dhe mbështetjen e saj për zhvillimin e turizmit në Kavajë.

Stenda e vendosur në Panairin Mesdhetar të Turizmit synon të promovojë turizmin historik, kulturor dhe atë gastronomik të Kavajës me qëllim afrimin e shoqërive turistike që të vizitojnë qytetin dhe bregdetin me plazhet e mrekullueshme me rere, Golem, Mali i Robit, Karpen,Plazhin e Gjeneralit.

Deputetja pampuri këtë vizitë e ka shoqëruar edhe me një status vlerësues dhe mbështetën në facebook.

 

Ky është statusi i Orjola Pampuri:
“Stenda e qytetit të mrekullueshëm të Kavajës në Panair. Kavaja, aty ku tradita, kultura, bregdeti e turizmi qendrojnë në harmoni me njëra-tjetrën.

/Drita Tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi