Organizimi dhe vrasja e Vojvodës së Istogut Miliç Kërrsta

Nga: Selman Kadria
(Sali Kabashi – Historian) – (Oral Histori – Histori Gojore)

Për Selman Kadrinë dhe për aktin e tij heroik (vrasjen e Miliç Kërrstes), ka disa lloje të tregimeve, mirëpo unë do të mundohem të sjelli një version të pastër nga pleqtë e rrethinës së Istogut, të cilët kanë treguar për vrasjen e Miliç Kërrtes nga Selmani.
Selmani bashkë me dy shokët e tij të ngushtë Brahim Ukën dhe Ali Kabashin, ishin këngëtarë shumë të mirë dhe shkonin nëpërdasma të shumta për të kënduar nëpër Oda. Një ditë pasi të tre shokët u kthyen nga një dasmë që kishin kënduar, shkojnë në shtëpinë e Ali Kabashit në fshatin Tomoc për të fjetur. Pasi që kishin ngrenë darkë filluan të pinin qaj dhe si zakonisht edhe kuvendonin ndërmjet vete. Gjatë bisedës Selmani i thotë Brahimit: -a qesim short e ti vrasim tre shkie t’fortë që janë tu ba terror mbi popullin tonë?- Brahimi e pyet se kënd duhej ta vrisnin, Selmani ia kthen: -Ars Peroviçin, Arseni Qyrkun edhe Miliç Kërrsten!? Të tre pranojnë që ta ndërmarrin këtë aksion dhe i vene shortet!? Brahim Ukës do ti bie që ta vras Miliç Kërrsten, Selman Kadris i bie Ars Peroviçi dhe Ali Kabashit i bie që ta vras Arseni Qyrkun. Pasi përfundojnë shortet dhe të tre e marrin përgjegjësinë për ta kryer detyrën, Selmani i kërkon Brahimit që ti ndërrojnë “viktimat”, i thotë: -ti Arsin e ke në fshat dhe e ke më lehtë që ta vrasësh edhe unë Miliçin e kam në fshat, ku do të jetë më e lehtë edhe për mua?- Brahimi pranon që ti ndërrojnë caqet e tyre të aksionit. Mirëpo më problem nga të gjithë e kishte Aliu që ta vriste Arseni Qyrkun, i cili ishte shumë larg dhe me mundësi të pakta që të realizohej plani i organizuar. Mirëpo Brahimi e kishte një shok në Poqestë (fshat afër Gorozhdevcit), ku në Gorozhdevc ishte edhe shënjestra e Aliut. Brahimi bie në kontakt me shokun e tij dhe kërkon nga ai që ta mbanë për një kohë Aliun në shtëpinë e tij, që më vonë së bashku edhe të organizohet eliminimi i Arsenit. Shoku i Brahimit menjëherë e pranon Aliun në shtëpi.

Plani ishte që brenda tri ditësh të përfundonte i gjithë misioni i nisur në një Odë. Marrëveshja ishte se ai që e përfundon punën i pari, të ikte dhe të shkonte në një Mal që quhej “Çarrista e Januzajve”, mbi fshatin Cërrc, aty të takohen tret dhe së bashku të dalin në Shqipëri. Selmanit i vjen mundësia të nesërmen e marrëveshjes që ta vras Miliçin! Selman Kadria ishte punëtorë me mëditje, i cili punonte të secili që kishte nevojë për punëtorë krahu, ku shpesh punonte edhe të vrasësi i familjes së tij, tek Miliç Kërrsta. Miliçi shkon te shtëpia e Selmanit dhe e thërret që të shkoj bashkë me të, për të peshkuar në Lumin Istog. Pasi që shkojnë në breg të Lumit, Miliçi dëshiron ta hedh grepin në ujë, mirëpo në dorën tjetër e kishte Pushkën. Ai i kërkon Selmanit që të ia mbajë Pushkën dhe e merr Selmani pushkën, ndërkohë që Miliçi e hedh grepin në ujë. Selmani e kupton se një mundësi kaq të volitshme për vrasjen e Miliçit, nuk do ti vije edhe një herë tjetër!? I drejton pushkën dhe i thotë: -O Miliç Kërrsta! Si m’besove kaq shumë, kur e din se ma ke vra të gjithë familjen!?- Miliçi i thotë: -Selman, mos luaj me pushkë, se nuk luhet me armë!- Selmani ia kthen: -Jo nuk po luaj, por po të vras.- iashkrep në gjoks pushkën e vet dhe e vret kriminelin serb, Miliç Kërrsten. Kufomën e tij e mbulon me gjethe e me rrema, ndërsa ai vet ikë në Çarrishtën e Januzajve.
Në stacionin e Policisë në Istog, personeli alarmohet për zhdukjen e Vojvodës Miliç Kërrsta pa gjurmë, por pas dy ditë kërkime, kufomën e tij e gjejnë në vendin ku e kishte lenë Selmani. Dyshimet menjëherë qonin kah Selman Kadria, sepse të gjithë e dinin se Miliçi për të fundit herë më Selmanin kishte dalë dhe nuk ishte kthyer më? Policia shkon tek shtëpia e Selmanit dhe e kërkojnë, por nuk e gjejnë aty, me ç’rast edhe vërtetohet , se Selmani është vrasësi i Miliçit. Pasi që u vërtetua që Selmani ishte vrasësi i Miliçit, Policia menjëherë i arreston shokët e tij, Brahim Ukën dhe Ali Kabashin. Selmani pasi që qëndron dy ditë në Mal, në ditën e tretë i shef në një fushë disa djem të rinjë me lopë dhe u afrohet. Njërin nga ata djemtë e pyet se i kujt është, ai i thotë se është i Ram Vuthit-Tekerrlaçit (Rama ishte Daja i nënës të Selman Kadrisë). Selmani i thotë se e paska djalin e dajës dhe i thotë që të shkoj tek shtëpia e Dajës Ramë e ti thotë që ti sjell bukë dhe të vij tek Selmani sepse ka diçka të rëndësishme që të bisedoj me të! Pas një kohe, Rama shkon te Selmani dhe ia qon bukën. Selmani ia tregon punën dhe i kërkon që t’i ndihmoj që të ikë nga Kosova, Daja Ramë i premton se do e ndihmojë me çdo kusht.

Rama shkon te shpija dhe merr një Kalë, bukë dhe disa rroba femrash, që ta maskoj Selmanin. Mirëpo para kësaj, Rama shkon në stacionin e Policisë në Istog te Naçallniku dhe i thotë se Selmanin e kam në dorë, e nëse dëshiron ta arrestosh, unë ua vë në pritë. Rama shkon te Selmani. Selmani i vetëdijshëmse Rama u vonua, menjëherë i venë dyshimet te ndonjë tradhti e mundshme!? Selmani e pyet pse u vonua, Rama i thotë se nuk kishte Kalë të vetin dhe u vonua deri sa e gjeti te një komshi i veti. Rama i thotë se Pushkën duhej ta linte, sepse shumë lehtë mund të zbulohej. Ia merr pushkën dhe e hedh në disa shkurre, ndërkohë që Selmani vishet në rrobat e femrave që i kishte sjellë Daja Ramë dhe hip në Kalë. Selmani ishte me shpresë, se daja Ramë po e ndihmonte, se po e shpëtonte nga serbët, por jo, doli e kundërta!?
Pasi që ecin një kohë, rreth 10-15 metra, Selmani i thotë: -Daja Ramë ndale kalin!- Selmani e kuptoj se nuk ishte gjithçka në rregull, se Rama kishte planifikuar diçka? Selmani i thotë: -Dajë edhe nëse vdes, të paktën, mos të vdes i maskuar si femër.- Selmani e heq rrobën e femrave që e kishte të veshur, duke zbritur, kur e lëshon njërën këmbë në tokë, ndërsa tjetrën ënde e kishte në Kalë, Daja Ramë e godet me Sëpatë (Sakicë) prapa krahëve. Thuhet se, zvarrë u mundua që të afrohej tek pushka që ta merrte, mirëpo plaga që i la në shpin Daja ishte shumë e rënd për Selmanin dhe nuk kishte arritur që ta merrte Pushkën.
Kështu, SelmanKadria vdes në stacionin e Policisë në Istog, nga plagët e marra prapa krahëve nga Daja i Nënës, sipas gojëdhënës Selmani vdiq duke e shqiptuar Shehadetin. Mirëpo gjaku i tij nuk shkoj huq. Pas një kohe dy të rinjë, 14 dhe 16 vjeç, të organizuar nga një rreth më i gjer, e nxjerrin gjakun e Selmanit duke e vrarë Ramë Vuthin-Tekerrlaçin.Djemtë që e vrasin Ramën, ishin djemtë e axhës së Selman Kadrisë. Të organizuar në mënyrë shumë të mirë, i riu 14 vjetarë me emrin Bardh, në Istog, i del ballë për ballë tradhtarit Ramë Vuthi dhe i drejtohet me këto fjalë: -O Ramë Tekerrlaçi, ku i ki armët që ti kanë dhanë për Selmanin?- dhe gjuan në të, menjëherë pas tij gjuan edhe djali tjetër (të cilit nuk ia di emrin), ku edhe e vrasin në vend. Pas një kohe, të dy të rinjtë arrestohen nga pushteti dhe dërgohen në Burg.
Kështu përfundon tregimi nga pleqnarët për vrasjen e Miliç Kërrstes nga Selman Kdria, ndërsa dy të tjerët që ishin shënjestër e dy shokëve të Selmanit, Arseni Qyrku dhe Ars Peroviçi, të parin e vret një shqiptarë, ndërsa i dyti vdes nga vdekja natyrale. Vrasësi i Arseni Qyrkut i kishte zënë pritën në një livadh të tij, në të cilin Arseni kishte punëtorë duke punuar në të. Arseni pushkën e tij e kishte lenë shumë larg vetës dhe kur ulen të pushojnë, njëri nga punëtorët i thotë: -Larg po e len pushkën, mos po tenton kush me’t vra more?- Arseni ia kthen: -Ahii. Mos e ki atë dert! Hala s’ka lind nana asi djali që del e vret Arsenin!- ai që kishte ardhur për ta vrarë, pasi që i dëgjon këto fjalë mendjemadhësie të Arsenit, ngritët në këmbë, me pushkë të drejtuar drejt Arsenit dhe i thotë: -unë jam tu t’prit!- dhe gjuan drejt Arsenit ku edhe e vret në vend.
Një kuriozitet interesant është se edhe vrasësi i Arseni Qyrkut pas një kohe përfundon i tradhtuar nga një i afërm i tij, siç u tradhtua Selman Kadria.
Vërejtje:
Kjo histori e kësaj ngjarjeje, bazohet në tregimet e pleqve të rrethinës së Istogut, të përcjella brez pas brezi nëpër Oda.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi