Organizata Sutherland ofron punësim për njohësit e Gjuhës Gjermane

Organizata Sutherlanda e cila në Kosovë vepron tash e gjashtë muaj ka punësuar 70 punëtorë, derisa sot në Prishtinë në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’, me moton ‘ Filloni karrierën tuaj në një kompani globale’ka hapur projektin për punësimin edhe të 25 punëtorëve, raporton Kosova Post.

Përfaqësuesite organizatës në fjalë, bëjnë të ditur se projekti i punësimit ka filluar mbarë dhe se prej fillimit të veprimtarisë në nëntor të vitit 2017, deri në fund të qershorit besojnë se do të punësojnë diku 200 persona.

Sipas përfaqësuesve të organizatës, kandidatët që duan të punësohen në këtë organizatë duhet të jenë gjermanofolës. Pra të dinë të flasin rrjedhshëm gjuhën gjermane por edhe në shkruar.

Poashtu kjo organizatë punësimi synim ka zgjerimin e kapaciteteve dhe deri në fund të vitit të të punësojmë trefishin e punëtorëve që aktualisht janë duke punuar.

Projetin e filluar në nëntor do tapërfundojmë në muajin qershorë dhe do të fillohet me projektete të tjera.

Pra, organizata Sutherland ka synim zgjerimin e rrejetit për punësim duke hapur pikat edhe në qendrat tjera të Kosovës në një afat deri dy vitë mësë shumti, raporton Kosova Post.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi