BOTA

Organizata e Bashkëpunimit e Shangait apelon për bashkëpunim më të madh

Spread the love

Organizata e Bashkëpunimit e Shangait (SCO) ka adoptuar Deklaratën e Bishkekut duke bërë thirrje për bashkëpunim më të madh midis vendeve anëtare.

Pas fjalimeve të tyre në seancën plenare në kryeqytetin Bishkek të Kirgistanit, tetë shefat e vendeve anëtare të SCO-së nënshkruan dokumente që fokusoheshin në bashkëpunim.

Deklarata e lëshuar pas samitit të 19-të të SCO-së tha se nuk ka justifikim për ndonjë akt terrorizmi dhe ekstremizmi.

“Shtetet anëtare e konsiderojnë të rëndësishëm zbatimin e masave gjithëpërfshirëse për të luftuar më mirë terrorizmin dhe ideologjinë e saj, si dhe për të ekspozuar dhe eliminuar faktorë dhe kushte të ndryshme që lehtësojnë terrorizmin dhe ekstremizmin”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë theksohet se vendet anëtare të SCO-së theksuan papranueshmërinë e ndërhyrjes në çështjet e brendshme të vendeve nën pretekstin e luftimit të terrorizmit, si dhe të përdorimit të grupeve terroriste, ekstremiste dhe radikale për qëllime mercenare.

Anëtarët e SCO-së deklaruan se kanë nënshkruar Kodin e Mirësjelljes për “arritjen e një bote pa terrorizëm përkrah zbatimit konsekuent të dispozitave të këtij kodi”.

Siç tha deklarata, e domosdoshme është të “sigurohet një miratim sa më i hershëm i një protokolli” mbi garancitë e sigurisë për traktatin bërthamor, të armëve dhe të zonës së lirë të Azisë Qendrore.

Krerët e vendeve anëtare po ashtu shqyrtuan zbatimin e rezultateve të samitit të vitit 2018 në Qingdao dhe synimet prioritare për zhvillimin e SCO-së në kontekstin e proceseve aktuale globale politike dhe ekonomike.

“Vendet anëtare theksuan se SCO është një mekanizëm efektiv dhe konstruktiv për bashkëpunimin shumëpalësh që luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal, si dhe në lehtësimin e prosperitetit dhe zhvillimit të vendeve anëtare”, theksohet në deklaratë.

Ajo riafirmoi angazhimin e vendeve anëtare për të rritur rolin qendror koordinues të OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së si një organ që ka përgjegjësi kryesore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtarë në bazë të Kartës së OKB-së.

Deklarata po ashtu bëri të ditur se do të nënshkruajë memorandume mirëkuptimi me Organizatën Botërore të Turizmit, Qendrën Ndërkombëtare të Financave të Astanas, Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së, Komisionin Ekonomik të OKB-së për Evropën.

Gjatë takimit po ashtu u inicua një plan për veprime të mëtejshme të Grupit të Kontaktit SCO-Afganistan.

Katër krerët e vendeve vëzhguese të SCO-së, përfshirë presidentin iranian, Hassan Rouhani, po ashtu ishin të pranishëm në samit.

Pas përfundimit të samitit, Kirgistani i dorëzoi kryesimin e SCO-së Rusisë, e cila do të jetë nikoqire e takimit të 20-të të SCO-së më 22 dhe 23 korrik të vitit 2020.

Në fjalimin e tij në samit, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij gjatë kryesimit të saj do t’i kushtojë vëmendje të veçantë thellimit të lidhjeve kulturore dhe humanitare.

“Ne në veçanti do të përqendrohemi në zbatimin e marrëveshjeve të arritura për bashkëpunim në media, edukim fizik, sport dhe turizëm”, tha Putin.

 

Related posts

Imami i Al-Aksasë: Hapi i SHBA-ve për Kudsin, një “shpallje lufte”

dritatv

Gjuan me celular presidentin Trump, bllokohet nga shërbimi sekret

dritatv

Trump ndryshon variant. Rrethim e jo mur në kufirin me Meksikën

dritatv

Leave a Comment