Orët europiane sërish vonohen, Serbinë e pret dënimi për pengesën ndaj Kosovës

Shkaqet e çrregullimeve të frekuencave në rrjetin europian nuk korrigjohen. Orët digjitale të sinkronizuara mbi frekuencën e rrjetit janë përsëri të pasakta. 

Problemi nisi në fillim të marsit, kur doli se ishte për shkak të një mosmarrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës. Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, KOSTT nuk është anëtare e ENTSO-E e energjisë elektrike e Bashkimit Europian.

Kjo për arsye se Kosovën nuk e kanë njohur disa vende, si Serbia dhe vendet e BE Spanja e Rumania. Kosova do të thotë nuk ka zonë të vet rregullatore. Një rrjet në të cilin shpërndarësit duhet të minimizojnë luhatjet.

Kosova është anëtare e zonës rregullatore SMM, e përbërë nga anëtarë të Entso-E që përfshinë Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Si vendi më i rëndësishëm, Serbia deri më tani nuk ka pranuar të qartësojë këtë luhatjet nga Kosova, gjë që i bën ata të mbetën ende jashtë.

Për arsye politike dhe financiare, Beogradi nuk ka interes që Kosova të bëhet me fushë rregullatore të pavarur. Për shkak se, deri më tani serbët mbledhin paratë nga shitja e tepërt e energjisë elektrike Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, ndërsa fitimet në fakt do të duhet të shkonin në një operator kompetente, kjo do i takonte KOSTT-it, tha në mars, zëvendës drejtor i komunitetit ndërkombëtar të energjisë “Energy Komjuniti”, Dirk Buschle.

Operatorët evropianë kanë aktivizuar një program të veçantë të kompensimit që automatikisht aktivizohet kur devijimet tejkalojnë 60 sekonda. Por kjo nuk është një zgjidhje e qëndrueshme dhe tani ENTSO-E ka kërcënuar me sanksione kundër Serbisë nëse nuk zgjidh problemin me Kosovën./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi