Oreksi vjen duke ngrënë! Pas Anderlehtit, Abazaj: Dua Milanin!

Thonë që oreksi vjen duke ngrënë dhe kjo shprehje i përshtatet njeriut të momentit në futbollin shqiptar.

Kristal Abazaj, në një intervistë për SuperSport flet për përshtypjen e parë që ka krijuar nga Belgjika.

“Është diçka tjetër. Në fillim nuk më besohej se ku po shkoja. Kur bëra vizitat mjekësore e kuptova ku isha. Është një Real Madrid i dytë”, thotë ai.

Por, ambicia shkon përtej Anderlehtit.

“Është një pikënisje, pasi do të jetë një trampolinë për të shkuar më tej. Jam tifoz i Milanit dhe i Realit të Madridit dhe në këto momente shoh që ndoshta mund të arrij te Milani”, vijon ai.

Ka një ëndërr, gjysmë të realizuar…

“Ka qenë Kombëtarja. Jam grumbulluar, por kur të debutoj do të them që ëndrra është bërë realitet”, deklaron blerja më e re e Anderlehtit.

Megjithatë, si një profesionist i vërtetë, Abazaj mbetet i përqendruar tek klubi aktual.

“Këto 7 ndeshje janë finale! Jam i përqendruar për të arritur Europën me Luftëtarin”, mbyll intervistën ai./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi