Opozita në protestë, Ruçi: PS-së i shtohet një tjetër deputet

Ndërsa jashtë opozita e bashkuar po proteston kundër qeverisë Rama, në nisje të seancës plenare kryeparlamentari Ruçi njoftoi se një tjetër deputet i është bashkuar grupit parlamentar të PS.

“Iu njoftoj se deputeti Dritan Bici është bërë anëtar i grupit të PS-së”- u shpreh Ruçi.

Deputeti Bitri u rreshtua në radhët e PS pas largimit nga PDIU, duke mos pranuar djegien e mandatit. Ndër të tjera Ruçi tha se është njoftuar KQZ për dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës.
“Në zbatim të kodit për dorëzimin e mandateve, njoftuam organin kompetent për të vijuar me procedurat e mëtejshme.’ tha Ruçi ndërsa çeli punimet e seancës.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi