Opozita në Maqedoni paralajmëron daljen nga Parlamenti, kryeministri nis pushimet dimërore

Në Maqedoni opozita paralajmëron daljen nga Parlamenti, ndërsa kryeministri nis pushimet dimërore.

Maqedonia ka ndryshuar emrin e saj pas votimit e suksesshëm të ndryshimit të Kushtetutës mbi bazë të Marrëveshjes së Prespës. Ky veprim konsiderohet si tejet i rëndësishëm drejt procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian.

Mirëpo, sekretari i përgjithshëm i partisë opozitare, VMRO – DPMNE, Igor Janushev ka deklaruar se ka disa arsye pse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale.

Janushev përmendi ndryshimet kushtetuese të cilat i vlerësoi si të dhunshme dhe pa vullnetin e popullit, dështimet ekonomike dhe mungesën e reformave.

Sipas tij, dalja e opozitës nga Kuvendi mbetet si veprim i hapur derisa shumica nuk pranon zgjidhje të parakohshme. Janushev gjithashtu shtoi se partia opozitare shqyrton edhe bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale në rast se Qeveria nuk pranon kërkesat e tyre.

Por, derisa opozita në Maqedoni ka paralajmëruar mundësinë e paralizimit të punës së Parlamentit të Maqedonisë, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev i ka shfrytëzuar disa ditë të pushimit dimëror dhe ka udhëtuar në Gjermani.

“Kryeministri Zoran Zaev është në vizitë private në Gjermani dhe do t’i shfrytëzojë ditët e lira. Të gjitha harxhimet për biletat e aeroportit, akomodimit në hotel dhe gjithçka lidhur me harxhimet gjatë udhëtimit do të jenë të mbuluara nga llogaria e Zaevit. Bashkë me kryeministrin, sipas dispozitave ligjore, në detyrë zyrtare do të jenë të pranishëm edhe sigurimi i kryeministrit”, thonë nga Qeveria.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi