Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme lidhur me politikën e jashtme të Republikës së Kosovës

Grupi Parlamentar i LDK-së dhe i LVV-së kanë dorëzuar sot kërkesën me të cilën kërkojnë thirrjen e seancës së jashtëzakonshme me këtë pikë në rend të ditës: “Debat parlamentar lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”.
Duke qenë se politika e jashtme e Kosovës është tërësisht e çakorduar me skandalet e fundit në politikën e jashtme të cilat kanë dëmtuar jashtëzakonisht imazhin e Kosovës në botë, dhe duke pasur parasysh mos funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës, Grupi Parlamentar i LDK-së dhe i LVV-së kanë dorëzuar sot kërkesën me të cilën kërkojnë thirrjen e seancës së jashtëzakonshme me këtë pikë në rend të ditës: “Debat parlamentar lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”.

Në arsyetimin e kësaj kërkese thuhet se prioritetet e politikës së jashtme, në vend se të jenë afatgjatë, po ndryshohen në baza ditore, duke krijuar kështu konfuzion dhe situata të papëlqyera para partnerëve tanë ndërkombëtarë ku stopimi i procesit të njohjeve është vetëm një nga pasojat e kësaj politike të jashtme të çakorduar, të papërgatitur dhe të dëmshme për shtetin e Kosovës, thuhet në komunikatën e grupit parlamentar të LDK-së./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi