Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen dy terroristë europianë

Zbulohet se në operacionin “Dega e Ullirit” të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) në Afrin kundër organizatës terroriste PYD/PKK janë neutralizuar dy terroristë europianë.

Në informacionet të cilat qarkullojnë në rrjetet sociale në lidhje me terroristët e neutralizuar nga TSK në kuadër të operacionit që vazhdon në rajonin Afrin në kufirin Siri-Turqi, janë hasur edhe disa persona europianë.

Sipas kësaj spanjolli Samuel Prada Leon me emrin e koduar “Baran Galicia” dhe francezi Olivier Francois Jean Le Clainche me emrin e koduar “Kendal Breizh”, janë neutralizuar javën e kaluar.

Ndërsa del në pah se terroristi holandez Sjoerd Heeger me emrin e koduar “Baran Sason” i cili i është bashkangjitur PYD/PKK, është vrarë gjatë përleshjeve të ushtrisë së regjimit të Bashar Al Asadit dhe forcave iraniane në kufirin me Irakun në lindje të Sirisë.

Dihet se në PYD/PKK gjenden shumë terroristë të huaj nga shtetet europiane dhe SHBA. Shtetet perëndimore zhvillojnë ndjekje intensive inteligjence dhe penale për terroristët të cilët mësohet se kanë luftuar për DEASH-in, ndërsa i trajtojnë ndryshe ato të cilët kanë marrë pjesë në rradhët e PYD/PKK dhe janë kthyer në vendet e tyre. Zyrtarët perëndimorë, për arsye se nuk e shohin PYD/PKK-në si rrezik nuk ndjekin procedurë penale për këta njerëz ose procedurat mbesin vetëm formalitet./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi