Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 484 terroristë

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë ka njoftuar se që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” janë neutralizuar 484 terroristë.

Në një njoftim nga Shtabi i Përgjithshëm thuhet se po vazhdon operacioni “Dega e Ullirit”, i cili është nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) më 20 janar 2018 për sigurinë dhe stabilitetin në kufijtë dhe në rajon, për të neutralizuar terroristët që i përkasin PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin Afrin në pjesën veriperëndimore të Sirisë si dhe për të shpëtuar nga shtypja dhe persekutimi popullin mik dhe vëllazëror të rajonit.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm, operacioni po zhvillohet në kuadër të të drejtës së vetëmbrojtjes së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Në deklaratë theksohet se në planifikimin dhe realizimin e operacionit në objektiv merren vetëm strehimoret, pozicionet, depot e armëve dhe pajisjet e terroristëve, duke treguar çdo kujdes dhe ndjeshmëri që të mos dëmtohet asnjë civil.

“Në operacionet ajrore të kryera gjatë natës nga TSK janë neutralizuar strehimoret, pozicionet, depot e armëve dhe pikat e armatimeve që u përkasin organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH. Shtatë avionë të cilët kanë marrë pjesë në operacion janë kthyer në bazat e tyre në mënyrë të sigurtë. Numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit ‘Dega e Ullirit’ e deri më tani ka arritur në 484. Operacioni po vazhdon me sukses ashtu siç është planifikuar”, thuhet në njoftim.

Operacioni “Dega e Ullirit”, përleshje intensive në malin Barsaya
Në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, në malin strategjik Barsaya në verilindje të Afrinit kanë nisur përleshje të ashpra mes Forcave të Armatosura Turke (TSK) e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) kundër organizatës terroriste PYD/PKK.

Sipas informimit të gazetarëve të AA-së në rajon, në malin Barsaya po zhvillohen përleshje intensive mes TSK e ULS-së me PYD/PKK-në.

Organizata terroriste nëpërmjet pozicionit në malin Barsaya, nga i cili shihet qendra e qytetit Kilis në Turqi si dhe qyteti Azez në Siri, që është nën kontrollin e opozitarëve, po i merr në objektiv civilët ne këto rajone me sulme me raketë, mortajë dhe artileri.

E drejta e vetëmbrojtjes legjitime

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë në ditën e parë të operacionit tha se operacioni po realizohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë, në kuadër të të drejtave të Turqisë që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare, vendimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën kundër terrorizmit dhe ‘e drejta e vetëmbrojtjes legjitime’ e cila qëndron në nenin 51 të Konventës së OKB-së”.

Në deklaratë thuhet se në objektiv po merren vetëm terroristët dhe se tregohet çdo lloj i ndjeshmërisë për të mos dëmtuar civilët e pafajshëm.

Pas marrjes së Afrinit nga PYD/PKK në muajin korrik të vitit 2012, i cili më parë ishte nën kontrollin e regjimit të Bashar al-Asadit, ky qark përgjatë luftës së brendshme u bë një nga zonat ku kjo organizatë krijoi më së shumti fole të saj. Për shkak të lartësirave gjeografike, qendra e Kilisit dhe një pjesë e rëndësishme e Hatay-it, qytete në Turqi janë në shënjestët të organizatës në Afrin. Organizata për shumë vite i përdorë malet Amanos për t’u infiltruar nga Siria në Turqi.

Organizata PYD/PKK mbështetet në Afrin për të dalë në Detin Mesdhe nga veriperëndimi i Sirisë. Organizata terroriste kërcënon nga Afrini “Mburojën e Eufratit” dhe zonën jokonfliktuale të Idlibit.

Një e katërta e territorit të Sirisë dhe 65 për qind e kufirit Turqi-Siri gjendet nën okupimin e kësaj organizate./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi