Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 1.141 terroristë

Ka arritur në 1.141 numri i terroristëve që janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” i ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në Afrin të Sirisë.

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë bëhet e ditur se Komanda e Forcave Ajrore me sulmet ajrore të ndërmarra në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” ka shkatërruar 36 pozicione të përdorura si strehimore, bunkerë, depo armësh dhe pozicione zjarri nga organizatat terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH.

Gjithashtu theksohet se gjatë orëve të fundit janë neutralizuar 79 terroristë. Që nga fillimi i operacionit e deri më sot numri i terroristëve të neutralizuar ka arritur në 1.141.

Ndërkohë që vihet në dukje se po vazhdon me sukses ashtu sikurse është planifikuar edhe operacioni tokësor i cili mbështetet nga ajri dhe automjetet tokësore të zjarrit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi