Operacioni “Burimi i Paqes”, 525 terroristë të neutralizuar në veri të Sirisë

Gjithsej 525 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

“Numri total i terroristëve të neutralizuar të PKK/PYD-YPG-së gjatë operacionit ‘Burimi i Paqes’ i cili po vazhdon me sukses në lindje të Eufratit, ka arritur në 525”, njoftoi ministria në rrjetin social Twitter.

Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi