Operacioni “Burimi i Paqes”, 415 terroristë të neutralizuar në veri të Sirisë

Ministria turke e Mbrojtjes ka njoftuar se gjithsej 415 terroristë janë neutralizuar në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes”, që po zhvillohet nga Turqia në veri të Sirisë.

“Operacioni ‘Burimi i Paqes’, që po zhvillohet nga Turqia në lindje të Eufratit në veri të Sirisë ka vazhduar me sukses gjatë gjithë natës. Pozicionet e organizatës terroriste PKK/PYD-YPG janë goditur në mënyrë efektive nga toka dhe ajri. Numri i terroristëve të neutralizuar ka arritur në 415”, thuhet në një postim të Ministrisë së Mbrojtjes nga llogaria e saj Twitter.

Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi