Operacione kundër terrorizmit në Afganistan mbi 120 të vrarë

Sipas Agjencisë afgane të spiunazhit pranë Drejtorisë Kombëtare për Siguri (NDS), mbi 120 militantë të dyshuar janë vrarë në 24 orët e fundit gjatë disa operacioneve kundër terrorizmit në Afganistan.

Operacionet u nisën pas një vargu të sulmeve të deklaruara nga DEASH-i në vend. NDS-ja tha se përveç 83 luftëtarëve pro-DEASH, në këto sulme u vranë edhe 42 militantë talebanë.

Këto operacione kundër terrorizmit vijojnë pasi luftëtarët pro-DEASH vranë 65 persona në sulme vetëvrasëse në provincën lindore Nangarhar dhe kryeqytetin Kabul, shumica e të cilëve ishin civilë.

Zëdhënësi i Guvernatorit të Nangarhar-it, Ataullah Hogyani, për AA njoftoi se strehimet e DEASH-it në qarkun Hasaki Mine kanë qenë shënjestër e sulmeve. Ai tha se sulme të ngjashme u zhvilluan edhe në provincën Jawzjan në kufi me Turkmenistanin.

Sipas shtabit të policisë së provincës Jawzjan, disa nga luftëtarët e dyshuar të DEASH-it, përfshirë të paktën shtatë të huaj, u vranë gjatë sulmeve ajrore dhe tokësore në qarkun Darzab.

Përveç provincës lindore Nangarhar, që kufizohet me rripin fisnor të Pakistanit, Jawzjan në Afganistanin verior thuhet se është duke u shfaqur si bastion i fuqishëm i DEASH-it në këtë vend./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi