OPCW konfirmon përdorimin e armëve kimike në Idlib

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) njoftoi se Misioni për Gjetjen e Fakteve (FFM) ka konfirmuar se më 4 prill në qarkun Sarakib të Idlibit në Siri me gjasë është përdorur gazi klorin.

Lidhur me sulmin ndaj qarkut Sarakib të Idlibit të kryer më 4 shkurt është publikuar raporti.

Në deklaratë thuhet se si rezultat i analizave të kryera nga FFM është zbuluar se në qarkun Sarakib pranë Idlibit më 4 shkurt me gjasë është përdorur gazi klorin.

Deri te këto gjetje është arritur si rezultat i analizave të kryera.

Drejtori i OPCW-së, Ahmet Üzümcü në një deklaratë në lidhje me raportin tha: “Dënoj fuqishëm përdorimin e vazhdueshëm të armëve kimike nga kushdo qoftë apo nga çfarë do arsye që të jetë e përdorur. Aktet e tilla janë plotësisht kontradiktore dhe në kundërshtim me normat e Marrëveshjes për Armë Kimike (CWC)”.

Raporti u është dërguar shteteve që janë palë e çështjes dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi