Omar: Pushtimi amerikan i Irakut la mbrapa vdekje dhe shkatërrime

Pushtimi i Irakut nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është ilegal dhe ka lënë mbrapa vdekje dhe shkatërrime, tha kongersistja amerikane Ilhan Omar.

“SHBA pushtoi Irakun në mënyrë të paligjshme para 16 viteve dhe mbrapa la shkatërrime dhe vdekje. Gjatë pushtimit, jetën kanë humbur 4.496 ushtarë amerikanë dhe mbi 100 mijë civilë. Ai ka shkaktuar jostabilitet rajonal që ende vazhdon dhe i ka dhënë dëme të pariparueshme reputacionit të SHBA-së”, ka shkruar Omar në Twitter me rastin e përvjetorit të pushtimit amerikan.

Omar ka theksuar se personat që përgatitën mjedisin për pushtim përmes “gënjeshtrave që thanë” duhet dhënë llogari.

“Presidenti George Bush në tetor të vitit 2002 tha se Sadam Husein kishte armë biologjike të shkatërrimit në masë. Kjo ishte gënjeshtër. Dick Cheney (nënpresidenti amerikan i kohës) citonte takime të autorëve të sulmeve të 11 shtatorit me inteligjencën irakiane. Kjo ishte gënjeshtër. Në gusht të vitit 2002, Cheney tha se ‘tashmë nuk ka dyshime se Sadam Husein ka armë të shkatërrimit në masë’. Edhe kjo ishte gënjeshtër”, është shprehur Omar.

“Të gjitha këto deklarata nuk ishin vetëm gënjeshtra, por ishin të njohura nga agjencitë e inteligjencës së asaj kohe si gënjeshtra. Deri më sot, ata nuk kanë dhënë përgjegjësi”, ka shtuar anëtarja muslimane e Dhomës së Përfaqësuesve.

– “I kisha kundërshtuar”

Kritika ndaj pushtimit në Irak ka shprehur edhe senatori i Vermontit Bernie Sanders, i cili ka shpallur kandidaturë për të garuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

“SHBA pushtoi Irakun para 16 viteve. Atë kohë, unë kisha kundërshtuar dhe ne akoma jemi duke i vuajtur pasojat. Politika jonë e jashtme duhet të ndryshojë…Kemi nevojë për një politikë të jashtme e cila fokusohet në diplomaci dhe jo në luftë të pafundme”, ka shkruar Sanders në Twitter.

– I ashtuquajturi “Operacioni i Lirsë” që shkatërroi Irakun

Më 17 mars të vitit 2003, presidenti amerikan Bush paralajmëroi Sadam Huseinin dhe familjen e tij ta lëshojnë Irakun brenda 48 orëve, në të kundërtën do të përballeshin me intervenim ushtarak. Dy ditë pas kësaj thirrjeje, Bush njoftoi nisjen e një operacioni ushtarak kundër Irakut së bashku me forcat mbështetëse të koalicionit.

Operacioni, për të cilin u premtua se do të sillte “stabilitet dhe demokraci” në Irak, u emërtua si “Operacioni për Çlirimin e Irakut”. Megjithatë, kjo ndërhyrje ushtrake përgatit terrenin për vdekjen e qindra mijëra civilëve nga lufta sektare dhe aktet terroriste të shkaktuara, shpenzimin e miliarda dollarëve dhe lindjen e organizatës terroriste DEASH.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi