Omani deporton 63 “infiltratorë” ilegalë

Autoritetet e Omanit kanë urdhëruar deportimin e 63 migrantëve të paligjshëm, bën të ditur agjencia zyrtare e lajmeve e Omanit (ONA).

“Gjatë dy ditëve të fundit, policia ka deportuar 63 infiltrues nga Aeroporti Ndërkombëtar i Muscat-it pasi ata kishin hyrë në vend ilegalisht”, njoftoi ONA të mërkurën vonë.

Agjencia e lajmeve citoi një burim të paidentifikuar të policisë së Omanit, duke thënë se “infiltratorët” ishin dëbuar “në përputhje me procesin ligjor dhe konventat ndërkombëtare”.

ONA nuk bëri të ditur kombësinë e të dëbuarve.

Në vitin 2017, popullsia e përgjithshme e Sulltanatit të vogël të Gjirit ka qenë rreth 4.6 milionë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi