OKB: YPG/PKK bllokon daljen e civilëve nga Afrini

 

 

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara (OKB), Stephane Dujarric, duke iu referuar terroristëve të YPG/PKK-së, ka deklaruar se “autoritetet lokale” vazhdojnë të bllokojnë daljen e civilëve nga rajoni i Afrinit të Sirisë.

“OKB nuk ka kontakt të drejtpërdrejt me ta dhe është kritike që njerëzit të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm”, tha Dujarric në përgjigjen e pyetjes së korrespodentit të AA-së.

Dujarric shtoi se gati 5.000 civilë kanë arritur të largohen nga rajoni i Sirisë së veriut.

Ndërkaq, nënsekretari i përgjitshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare, Mark Lowcock, më herët tha se civilët që duan të ikin nga Afrini vazhdojnë të ndalen në pikat e daljes dhe të pengohen nga terroristët e YPG/PKK-së të hyjnë në zona më të sigurta.

Më 20 janar, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të pastruar terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terrorizmit.

Nga atje theksojnë se operacioni është duke u zhvilluar në kuadër të të drejtave të Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat për vetëmbrojtje në bazë të Kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Ushtria poashtu tha se po shkatërrohen vetëm objektivat terroriste dhe se “kujdes maksimal” po tregohet për të shmangur dëmtimin e civilëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi