• Home
  • BOTA
  • OKB thekson se “fëmijëria është nën sulm” në Sudanin e Jugut
BOTA Uncategorized

OKB thekson se “fëmijëria është nën sulm” në Sudanin e Jugut

Spread the love

Më shumë se 19.000 fëmijë janë rekrutuar në forcat e armatosura dhe në grupet e armatosura në Sudanin e Jugut, tha të premten Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

“Më shumë se 19.000 fëmijë janë rekrutuar në radhët e forcave të armatosura dhe grupet e armatosura dhe më shumë se 2.300 fëmijë janë vrarë ose plagosur që kur shpërtheu konflikti i parë në dhjetor të vitit 2013, me qindra incidente të përdhunimit dhe sulmit seksual ndaj fëmijëve janë raportuar”, bëri të ditur UNICEF në një raport të titulluar “Fëmijëria nën sulm”.

Sipas raportit, më shumë se gjysma e popullsisë së fëmijëve në Sudanin e Jugut është viktimë e kequshqyerjes, sëmundjeve, rekrutimit të dhunshëm, dhunës dhe humbjes së shkollimit.

Rreth tre milionë fëmijë në këtë vend janë të pasigurt, ndërsa më shumë se një milion fëmijë janë të kequshqyer dhe rreth 900,000 fëmijë vuajnë nga shqetësimet psikike, tha UNICEF.

Duke theksuar se 2.4 milion fëmijë janë përzënë nga shtëpitë e tyre dhe 2 milion fëmijë janë jashtë shkollës, UNICEF paralajmëroi se “nëse kjo gjendje aktuale vazhdon, vetëm një në 13 fëmijë ka gjasa të përfundojë shkollën fillore”./Rtv Drita/

Related posts

Në burgjet izraelite mbahen 350 fëmijë palestinezë

dritatv

Ushtria izraelite arreston 12 palestinezë

dritatv

TANAP pranon 5 milionë euro mbështetje nga Komisioni Evropian

dritatv

Leave a Comment