OKB: Në mesin e 4 viktimave nga konfliktet, 3 janë civilë

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se vitin e kaluar 43.000 njerëz kanë humbur jetën nga pajisje të ndryshme shpërthyese në lufta dhe në rajonet e prekura nga konflikti në botë dhe se 75 për qind e këtyre viktimave janë civilë.

Zyra për Koordinim të Ndihmës Humanitare (OCHA) përmes një deklarate të publikuar me rastin e 19 gushtit, Ditës Botërore të Ndihmës Humanitare, theksoi se vitin e kaluar në rajonet e përfshira nga lufta në botë, nga mjete të ndryshme shpërthyese dhe armë jetën kanë humbur 43.000 njerëz, prej të cilëve 31,904 kanë qenë civilë.

Sipas këtyre të dhënave, konstatohet se në çdo katër viktima, tre janë civilë, kurse në sulmet kundër stafit të ndihmës humnatire vitin e kaluar jetën kanë humbur 109 persona, 102 janë plagosur dhe 72 punëtorë humanitarë janë rrëmbyer.

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështje Humanitare Mark Lowcock ka bërë thirrje për të ndaluar vrasjet e pandershme të civilëve dhe anëtarëve të organizatave humanitare që ndihmojnë civilët dhe të marrin dënimin e merituar autorët e këtyre krimeve.

Lowcock theksoi se qeveritë sipas ligjit ndërkombëtar janë të detyruara të mbrojnë civilët, infrastrukturën civile dhe punëtorët humanitarë nga sulmet e grupeve të armatosura.

OKB-ja vitin e kaluar nisi iniciativën e quajtur “NotATarget”, qëllimi i së cilës ishte të nxjerrë në pah vrasjet e civilëve dhe punëtorëve humanitarë, kurse kjo fushatë ka marrë mbështejen e mbi dy miilion njerëzve. Një fushatë e ngjashme e quajtur “selfie” është nisur këtë vit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi