OKB: Në Idlib mund të ndodhin “humbjet më të mëdha njerëzore” të shekullit 21

Zëvendës sekretari i Përgjithshëm të OKB-së i ngarkuar për çështje humanitare, Mark Lowcock, paralajmëroi se në Idlib të Sirisë, ku po vazhdojnë sulmet e regjimit të Bashar al-Assadit dhe aleatëve të tij, mund të ndodhin “humbjet më të mëdha njerëzore” të shekullit 21.

Gjatë adresimit në një konferencë për media në selinë e OKB-së në Gjenevë, Lowcock theksoi se Idlibi ndodhet në një situatë shumë të vështirë.

“Të gjithë jemi në këmbë për shkak të Idlibit. Veçanërisht dëshiroj të theksoj se ky është një moment jashtëzakonisht i rrezikshëm për popullin e Idlibit”, ka thënë Lowcock.

Ai rikujtoi se aktualisht në Idlib jetojnë rreth 4 milionë civilë, duke shtuar se 2 milionë prej tyre janë në një gjendje shumë të rëndë dhe se kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare.

“Posaçërisht jemi të shqetësuar për njerëzit që janë të pambrojtur”, tha Lowcock.

Ai poashtu theksoi se i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Sttafan de Mistuara, zhvillon “bisedime serioze” për të parandaluar “luftën e përgjakshme” në Idlib.

Në fund tha se kanë plan të detajuar në rast të një vale refugjatësh, duke shtuar se në rast të një sulmi të madh nga Idlibi do të largohen së paku 800 mijë civilë.

“Mesazhi ynë kryesor është që të parandalohet dhuna dhe katastrofa humanitare, e paparë në shekullin 21. Kjo është skajshmërisht e papranueshme. Gjëra të tilla me çfarëdo çmimi duhet të shmangen”, tha Lowcock./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi