SHËNDETËSI

OKB: Ndryshimet klimatike ndikojnë në sigurinë ushqimore

Spread the love

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara (OKB), ndryshimet klimatike po ndikojnë në disponueshmërinë, qasjen, utilizimin dhe stabilitetin e sigurisë ushqimore.

“Kur toka degradohet ajo bëhet më pak produktive, duke kufizuar atë që mund të rritet dhe duke reduktuar aftësinë e tokës për të thithur karbon”, tha raporti i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), që tregon rrezikun dhe efektin e ndryshimeve klimatike.

Raporti thekson se kjo rëndon ndryshimet klimatike, ndërsa ndryshimet klimatike nga ana tjetër rëndojnë degradimin e tokës në mënyrë të ndryshme.

IPCC shpjegoi se toka, e cila duhet të mbetet produktive për sigurinë ushqimore, tashmë është nën presion në rritje nga aktiviteti njerëzor dhe ndryshimet klimatike.

“Menaxhimi më i mirë i tokës mund të kontribuojë në trajtimin e ndryshimeve klimatike, por ajo nuk është zgjidhja e vetme. Reduktimi i emetimeve të gazrave serë nga të gjitha fushat është po ashtu thelbësore”, tha raporti.

IPCC është themeluar nga Programi i OKB-së për Mjedisin dhe Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) në vitin 1988 për t’u ofruar politikëbërësve vlerësime të rregullta shkencore në lidhje me ndryshimet klimatike, implikimet e saj dhe rreziqet e mundshme në të ardhmen, si dhe për të paraqitur strategji të adaptimit dhe zvogëlimit./AA

Related posts

Çfarë ndodh me organizmin nëse hani arra para ushqimit!

dritatv

Çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të konsumoni në mëngjes

dritatv

Konsumoni gështenja, burim i pasur vitaminash dhe mineralesh

dritatv

Leave a Comment