OKB: Fëmijët më të prekur nga trafikimi i qenieve njerëzore

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka deklaruar se fëmijët janë një nga viktimat më të prekura nga trafikimi i qenieve njerëzore.

“Trafikimi i qenieve njerëzore është një krim që ndodh rreth nesh. Viktimat, 30 për qind e të cilëve janë fëmijë, i nënshtrohen punës së detyruar, shfrytëzimit seksual dhe formave të tjera të abuzimit”, tha Guterres në llogarinë e tij në Twitter me rastin e Ditës botërore kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Guterres po ashtu i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që “të bëjë më shumë për të nxjerrë para drejtësisë kriminelët dhe t’i ndihmojë viktimat të rindërtojnë jetën e tyre”.

Çështja tërhoqi më shumë vëmendjen kur Nadia Murad, një aktiviste irakiane për të drejtat e njeriut që kaloi tre muaj në një qeli të burgut të DEASH-it, fitoi çmimin Nobel të Paqes në vitin 2018.

Pasi u transferua në Gjermani, ajo poashtu u bë ambasadore e vullnetit të mirë e OKB-së për dinjitetin e të mbijetuarve të trafikimit njerëzor.

Në raportin e fundit mbi trafikimin e qenieve njerëzore, OKB ka mbledhur informacione gjatë 13 viteve të fundit për rreth 700 viktima të trafikimit për heqjen e organeve në 25 vende.

Në raport thuhet se shumica e viktimave janë identifikuar nga Amerika dhe Azia.

“Përveç trafikimit të brendshëm subrajonal, vendet e pasura ka më shumë të ngjarë të jenë destinacione për viktimat e zbuluara të trafikuara nga orgjina më të largëta”, tha raporti, duke theksuar se Evropa Perëndimore dhe Jugore si dhe vendet në Lindjen e Mesme regjistruan aksione të konsiderueshme të viktimave të trafikuara nga rajonet e tjera.

Në vitin 2013, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbajti një takim të nivelit të lartë për të dikskutuar planin e saj global të veprimit. Vendet anëtare atëherë miratuan poashtu një rezolutë dhe caktuan 30 korrikun si Ditën botërore kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi