BOTA

OKB e shqetësuar për “rikthimet” e emigrantëve nga Greqia

Spread the love

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), ka njoftuar se janë “shqetësuese” pretendimet ndaj Greqisë për rikthimin e refugjatëve me imponim (push back) në Turqi, çështje për të cilën gjithashtu pretendohet se së fundmi ka shkaktuar që tre refugjatë të humbin jetën duke ngrirë nga i ftohti.

Në një deklaratë nga zyra e UNHCR-së në Greqi për Anadolu Agency (AA), theksohet se vendet në aspektin e ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, por edhe në aspektin e ligjeve të Bashkimit Evropian (BE) janë të detyruara të mbrojnë refugjatët.

Në deklaratën ku vihet theksi se lumi Maritsa (Meriç) bëhet i rrezikshëm kryesisht në muajt e dimrit, thuhet se “UNHCR vazhdon të marrë denoncime të besueshme në lidhje me pretendimet për rikthimet e bëra nga autoritetet greke”.

“UNHCR që nga fillimi i vitit ka marrë shumë deklarata lidhur me rastet e rikthimit masiv përmes lumit, për të cilat pretendohet se janë ndikuar disa qindra njerëz”, thuhet në deklaratën ku shpjegohet se këto raste “të rikthimit” janë realizuar me mënyrën e kthimit mbrapsht nëpërmjet lumit Maritsa, duke kryer arrestime, duke mos njohur të drejtën e aplikimit për azil dhe duke përdorur edhe dhunën.

“Këto rikthime janë shumë të rrezikshme kryesisht kur në mesin e tyre ka gra dhe të pambrojtur. Këto denoncime janë kategorikisht shumë shqetësuese dhe UNHCR këtë çështje e ka sjellë edhe më parë në rendin e ditës të autoriteteve greke si dhe u ka bërë thirrje për marrjen e masave parandaluese”, vlerësohet ndër të tjera në deklaratë.

– Greqia ka mohuar pretendimet

Ndërkohë, ministrja e Sigurisë Publike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, Olga Gerovasili, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka mohuar këto pretendime, ku ajo është shprehur se “Një ngjarje e tillë kategorikisht nuk është bërë nga ana jonë. E përgënjeshtroj me një gjuhë të prerë këtë”.

– “Greqia aplikon shpeshherë rrugën “push back”

Në fshatrat kufitare të Edirnesë sipas të dhënave paraprake janë gjetur trupat e 3 emigrantëve të cilët dyshohet se kanë humbur jetën duke ngrirë nga i ftohti.

Zbatueshmëria e rikthimit “push back” e cila është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, thuhet se në kohët e fundit praktikohet shpesh nga ana e Greqisë.

Në deklaratat e emigrantëve të cilët janë përballur me situatën në fjalë, pretendohet se ata janë përballur me dhunën e forcave të sigurisë greke dhe se më pas janë rikthyer duke i vendosur nëpër gomone.

Autoritetet greke theksojnë se gjatë vitit 2018 në vendin e tyre kanë kaluar rreth 14 mijë emigrantë.

Ndërsa në anën tjetër bëhet e ditur se në 10 muajt e parë të vitit në provincën Edirne të Turqisë me një rritje rreth 30 për qind në krahasim me një vit më parë janë kapur rreth 60 mijë emigrantë të parregullt nga të cilët shumica e tyre përpiqeshin të kalonin ilegalisht në Greqi.

Related posts

Mogherini: Ndjekim nga afër hetimet për Khashoggin

dritatv

Miliarderi palestinez Al-Misri kaloi disa ditë në paraburgim në Arabinë Saudite

dritatv

Trupat ruse tërhiqen nga Afrini

dritatv

Leave a Comment