OKB dërgon 33 maunë me ndihma në Siri

Kombet e Bashkuara (KB) kanë dërguar 33 maunë me ndihma në Siri.

Maunët me ndihma kanë kaluar vendkalimin Cilvegozu, në distrikin Reyhanli, Hatay të Turqisë. Ato janë dedikuar për personat me gjendje të dobët materiale në Idlib dhe rrethinë.

OKB kohë pas kohe dërgon dhjetëra maunë me ndihma për popullin në Siri.

Idlib është enklava më e madhe nën kontroll të opozitës në Siri. Me ndërmjetësim të Turqisë dhe Rusisë në Soçi në shtator të vitit të kaluar u arrit marrëveshje për armëpushim në Idlib dhe u vendos një zonë e sigurisë për civilë.

Në përputhje me marrëveshjen, forcat opozitare në tetor tërhoqën armë të rënda nga rajoni, ndërsa forcat lojale të regjimit të Asadit kryen një seri sulmesh artilerike dhe ajrore në këtë rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi