Oda Ekonomike Amerikane vlerëson se MSA-ja e ka ekspozuar Kosovën në një treg të madh

Tregtia e lirë me vendet anëtare të Bashkimit Europian, e mundësuar përmes Marrëveshjes së Stabilim-Asociimit, ka rezultuar në një klimë më të favorshme të të bërit biznes në përgjithësi dhe ka ekspozuar Kosovën në një treg të madh.

Kështu thanë anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë gjatë takimit me Nataliya Apostolovan, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesja Speciale e BE-së. Anëtarët e Odës Amerikane po ashtu diskutuan rreth vështirësive në gjetjen e partnerëve potencialë në biznes, përmirësimin e shkathtësive në punë, dhe zhvillimin e ideve inovative të biznesit.

Apostolova njoftoi të pranishmit me prioritetet e Zyrës së BE-së në Kosovë, duke theksuar Agjendën për Reforma Europiane, sundimin efektiv të ligjit, reformat në administratën publike, si dhe investimet në sektorin e arsimit si kyç në zhvillimin ekonomik të vendit. Ajo falënderoi Odën Amerikane në dhënien e rekomandimeve për Raportin Vjetor të Komisionit Europian. Ambasadorja e BE-së po ashtu mirëpriti vazhdimin e bashkëpunimit me sektorin privat në Kosovë.

Presidenti i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, Ilir Ibrahimi, tha se OEA e Kosovës ka ngritur shumë çështje sa i përket sektorit privat në Kosovë, duke ftuar zyrën e BE-së për zhvillim të bashkëpunimit mes institucioneve të bizneseve duke arritur rritje ekonomike më të qëndrueshme në Kosovë.

Drejtori Ekzekutiv i OA-së, Arian Zeka, duke përmendur prioritet e odës në avokimin për çështje ekonomike, tha se Oda Amerikane mirëpret takimet për të rritur bashkëpunimin mes sektorit privat dhe Zyrës së BE-së në Kosovë pasi që kjo është esenciale për zhvillimin e bizneseve në Kosovë.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi