O’Conell bën thirrje që të zbardhet rasti i vrasjes së Ivanoviçit

Sot bëhen një vit nga vrasja e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.

Në lidhje me këtë rast, sot, ka reaguar ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell. Ai ka thënë se familja e Ivanoviçit meriton drejtësi.

Mes tjerash ambasadori thotë se pret nga autoritet e Kosovës të marrin masa serioze për të vendosur drejtësi mbi këtë rast.

“Është bërë një vit që kur Oliver Ivanoviq u vra. Familja e tij meriton drejtësi. Njerëzit meritojnë të jetojnë pa frikë nga dhuna, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre politike. Presim që autoritetet e Kosovës do të marrin masa serioze për të siguruar drejtësinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndëkohë, Ksenija Bozhiviq, zv/kryetare e Iniciativës qytetare “SDP”, ka thënë se nuk janë të kënaqur me institucionet e Kosovës pasi kanë dështuar të zbardhin rastin e vrasjes së ish-kryetarit, Oliver Ivanoviq.

“Me gjashtë fishekë është vrarë fshehurazi ndërsa sot ne nuk kemi as autorin, as vrasësin. Kemi kërkuar që të zbulohet se kush e ka vrarë por nuk kemi përgjigje, përveç deklarimeve politike të Prishtinës dhe Beogradit. Falënderoj ministrin Lajiq, i cili që nga momenti i vrasjes na ka mbështetur”, ka thënë Bozhiviq.

“Sot na kanë premtuar se këtu do të jenë të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ambasadorë, por na kanë njoftuar mbrëmë se nuk do të vijnë. Nuk jemi të kënaqur me punën e institucioneve të Kosovës. Ato duhet të kuptojnë se duhet të gjejnë vrasësin me qëllim që njerëzit të jetojnë të lirë në pronat e tyre”, ka shtuar ajo./Kosova Post/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi