OBSH: Ndryshimet klimatike, ndër sfidat shëndetësore në dekadën e ardhshme

Kriza e klimës dhe ndryshimet klimatike janë një nga 13 sfidat shëndetësore në dhjetë vitet e ardhshme, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Vendet po investojnë shumë në mbrojtjen e qytetarëve të tyre nga sulmet terroriste, por jo edhe nga sulmet e viruseve, të cilat mund të jenë shumë më vdekjeprurëse dhe shumë më të dëmshme në aspektin ekonomik dhe shoqëror. Shëndeti është një investim për të ardhmen”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Duke përcaktuar ndryshimet klimatike si një nga 13 sfidat në dekadën e ardhshme, OBSH theksoi se ndotja e ajrit vret rreth 7 milionë njerëz në vit duke shkaktuar dukuri ekstreme të motit dhe duke inkurajuar përhapjen e sëmundjeve infektive si malaria.

“Të njëjtat emetime globale të ngrohjes janë përgjegjëse për më shumë se një të katërtën e vdekjeve nga sulmet në zemër, sulmet në tru, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes”, tha Ghebreyesus, duke shtuar se udhëheqësit botërorë duhet të punojnë së bashku për të adresuar efektet shëndetësore të pasojave të ndryshimeve klimatike.

Ai theksoi se këtë vit OBSH-ja do të punojë për të zhvilluar një sërë politikash për të ndaluar ose zvogëluar rreziqet shëndetësore të ndotjes së ajrit.

Përveç ndryshimit të klimës, OBSH renditi edhe sfida të tjera për dekadën e ardhshme, siç janë: ofrimi i shërbimeve shëndetësore në konflikte dhe kriza, përmirësimi i kujdesit shëndetësor, zgjerimi i aksesit ndaj ilaçeve, ndalimi i përhapjes së sëmundjeve infektive, përgatitja për epidemi, mbrojtja e njerëzve nga produktet e rrezikshme, investimi te njerëzit që kujdesen për shëndetin tonë, kujdesi për adoleshentët, fitimi i besimit të publikut, përdorimi i teknologjive të reja, mbrojtjen e ilaçeve dhe kujdesin shëndetësor.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Banka Qendore Evropiane ulë normat e depozitave me 10 pikë

In this picture taken with a fisheye lens the new headquarters of the European Central Bank is photographed in Frankfurt, Germany,...

Video/ E pabesueshme në Kroaci, futbollisti vret pulën me shkelm!

Një psikanalist mbase do shikonte një akt hakmarrjeje pas fitores së Francës në Kupën e Botës 2018,...

Stevo Pendarovski inaugurohet president i Maqedonisë së Veriut

Në Kuvendin e Maqedonisë, të dielën, është bërë inaugurimi i presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, fitues i zgjedhjeve presidenciale, të...

Së fundi

Lajmet dt: 05 / 08 / 2020

https://youtu.be/3HFTOVxGm-A 181 infeksione të reja me koronavirus jane shenuar gjate 24 oreve te fundit ne zvicer. Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar se numri...

Zemaj i bie pishman, e anulon vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot është takuar me përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së...

MSh: Humbin jetën 6 pacientë, 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë 139 raste të reja të prekura nga Covid 19, ndërkohë që kanë humbur jetën 6 pacientë, duke...