“Oaz”, Paloka: A ka dalë ndonjë përgjim për Bushatin.

Teksa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka në një status në Facebook për operacionin në Shkodër shtron pyetjen a është përgjuar ministri Bushati, ky i fundit i është përgjigjur sërish në rrjetet sociale.

Paloka shkruan: Paska dale Drejtori i Policise , i emeruari i Agron Xhafajt, per te deklaruar suksesin e policise ne arrestimin e Bajrajve. “Kemi 6 muaj qe i pergjojme”- thuhet ne deklarate. Nje pyetje kam per ata qe paskan pergjuar; a ju ka dale ne ndonje pergjim Ditmir Bushati, apo dhe ate e keni fshehur si keni bere me pergjimet e tjera…?”.

Por ministri Bushati në një postim në Tuiter thotë se “gjuhet ë përdala konfirmojnë suksesin e operacionit.

“Sot është një ditë e mirë për #Shkodrën falë vendosmërisë sonë në luftën me krimin. Gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për politikë dhe politikën e bëjnë për të kriminalizuar kundërshtarin, konfirmojnë suksesin e sotëm”, thotë ai./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi