Nuk marrin statusin që nga viti 1991, protestë e minatorëve në Korçë

Minatorët e Korçës protestuan para Prefekturës në kërkim të statusit, të cilin thonë se nuk e marrin që prej vitit 1991.

“Qeveria të na japë të drejtat që na takojnë sepse pensioni që marrim nuk na del as për ilaçe”, u shprehën disa protestues.

Ata thonë se do të vazhdojnë protestat derisa të gjejnë zgjidhje.

“Kanë kaluar gjithë këto qeveria dhe nuk ka menduar kush për minatorët. Do të vazhdojmë protestat derisa të realizohet statusi i minatorit. Statusi duhet të ishte miratuar që më përpara dhe të gjitha qeveritë që nga viti 1991 janë përgjegjëse”, thonë protestuesit.

Në rajonin e Korçës, janë rreth 1500 ish minatorë që kërkojnë të përfitojnë statusin i cili u njeh më shumë të drejta, përfshi pensionet.

Nëntoka e rajonit juglindor është e pasur me minerale dhe kjo industri për vite me radhë ka luajtur një rol të rëndësishëm duke punësuar mijëra vetë në minierat e hekur-nikelit në Pishkash, Përrenjas dhe Gur të Kuq./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi