SHQIPERIA

“Nuk lejuam skenarë apokaliptikë”, Lleshaj pas takimit me Delegacionin e Venecias: Shpreha vlerësimet e mia…

Spread the love

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në “Facebook” pas takimit që ka pasur me një delegacion të Komisionit të Venecias.

Lleshaj me anë të një statusi në rrjetet sociale shprehet se iu ka komunikuar zyrtarëve të Komisionit të Venecias se nuk u lejua asnjë lloj skenari apokaliptik, që dëshirohej nga politikanë të caktuar në vend.

  • foto galeri

Postimi i Sandër Lleshajt:

Sot pata nderin dhe përgjegjësinë për të shprehur përpara një delegacioni të Komisionit të Venecias, vlerësimet e mia lidhur me zhvillimet politike të këtij viti të ngarkuar me ngjarje të pazakonta, që kulmuan me përpjekjet e shumëfishta për të cenuar të drejtën e zgjedhjeve demokratike në vend.

Theksova se përpjekjet e dhunshme për destabilizim, nuk arritën të shndërrohen në ndonjë kërcënim serioz për sigurinë e vendit, falë pjekurisë së qytetarëve shqiptarë, që nuk u bënë pjesë e skenarëve të dhunës dhe e profesionalizmit të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera ligjzbatuese.

Ishin pikërisht këta faktorë, të cilët mundësuan që zgjedhjet vendore të zhvilloheshin rregullisht dhe që skenarët apokaliptikë, të imagjinuar apo të dëshiruar, nuk u bënë realitet dhe që Shqipëria të mos binte në një qerthull të rrezikshëm destabiliteti.

Takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias ishte mjaft profesional dhe me shumë përmbajtje.

Related posts

Luan Rama: Kufijtë e Kosovës janë kufij gjaku dhe askush nuk mund t’i trafikojë

dritatv

Basha në Kolegjin e Kryetarëve: Zgjedhjet pa opozitën janë farsë

dritatv

Basha: Siç mbrojti Tahirin, Rama po mbron sot Xhafën dhe Veliun

dritatv

Leave a Comment